Berisha i kërkon ndjesë popullit bullgar: Rama nuk përfaqëson mendimin e shqiptarëve

schedule11:46 - 24 Qershor, 2022

schedule 11:46 - 24 Qershor, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar ndjesë popullit bullgar për deklaratat e Edi Ramës, pasi Shqipërisë nuk iu çelën negociatat.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama nuk përfaqëson mendimin e shqiptarëve, pasi ai nuk njeh asnjë parim të miqësisë mes vendeve.

“Në emër të opozitës shqiptare i kërkoj ndjesë popullit bullgar dhe qeverisë së tij dhe garantoj se ky nuk është mendimi i shqiptarëve, po i një aventurieri. Një njeri që nuk njeh asnjë parim, nuk di se ç’është miqësia mes vendeve. Bullgaria është vend sllav por ne kemi pas një djep të Rilindjes atje shumë të rëndësishëm. Nuk më duket arsye që kryeministri t’u tregojë turpin bullgarëve dhe Bullgarisë, përveçëse një njeri që turpëron çdo shqiptar me vendimin e tij”, tha Berisha.