Etrit Berisha dhe Mërgim Mavraj janë optimistë për ekipin kombëtar. Dy veteranët theksojnë se grupi i lojtarëve është shumë i mirë dhe se trajneri Panuçi punon me shumë entuziazëm.
Sfida është ndaj Norvegjisë, por vëmendja është tek ndeshjet e rëndësishme të së ardhmes.
Kombëtarja shqiptare do të synojë të ketë sukses në eleminatoret e Europianit, por edhe në Ligën e re të Kombeve, të krijuar nga UEFA.
Përpara mediave dolën dy veteranë si Etrit Berisha dhe Mërgim Mavraj, të cilët u pyetën për ato që mendohen si shqetësimi më i madh.
Berisha, pasi theksoi se mbetet ende pjesërisht i dëmtuar, flet për konkurrencën me Tomas Strakoshën në portë.
Etrit Berisha: “Strakoshën e njoh që në kohën që kam qenë te Lazio. Kemi një marrëdhënie jashtëzakonisht të mirë.”
Mavraj ngacmohet për shiritin e kapitenit, tani që në ekip nuk është Ansi Agolli.
Mërgim Mavraj: “Këto janë gjëra që mediat luaj në rol. Ekipit të suksesshëm i duhen 11 liderë. Sepse në fushë nuk mund të bëjë asgjë”.
Një pyetje i bëhet secilit për karakteristikat e trajnerit të sotëm, Kristian Panuçi.
Mërgim Mavraj: “Besoj se mosha e tyre është dallimi më i madh. De Biasi ka qenë më i relaksuar, më i qetë, ndërsa Panuçio është më entuziast, fol më shumë me çunat”.
Etrit Berisha: “Ka sjellë një frymë, është jashtëzakonisht i motivuar dhe mundohet që këtë ta transmetojë tek ne në ekip”./abcnews.al


