Berisha: Baroni i drogës, Agron Xhafaj u prit në Romë nga policia italiane

schedule15:39 - 16 Maj, 2018

schedule 15:39 - 16 Maj, 2018

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një mesazh i cili e informon se në aeroportin e Romës, një avion i nisur në orën 04:00 nga Tirana, ka zbritur Agron Xhafajn, të shoqëruar nga dy oficerë të policisë shqiptare. Sipas informacionit të Berishës, vëllain e ministrit e kanë shoqëruar më pas oficerët e policisë italiane në një mikrobus për t’u larguar nga aeroporti. /abcnews.al