Berat Gjimshiti bën “bomberin”/ Kapiteni i kombëtares shkëlqen në Serie A

schedule14:55 - 2 Shkurt, 2025

schedule 14:55 - 2 Shkurt, 2025

Berat Gjimshiti pati një paraqitje të shkëlqyer këtë të shtunë në Serinë A italiane. Kapiteni i kombëtares shqiptare shënoi gol për ekipin e tij, Atalanta, që barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Torinos.

Mbrojtësi 31-vjeçar realizoi në minutën e 35-të duke e kaluar Atalantën në avantazh, dhe ishte më I miri në fushë për vendasit.

Gjimshiti fitoi thuajse të gjithë duelet, në tokë dhe në ajër, dhe tregoi se është kthyer në formë shumë të mirë pas dëmtimit.

Nota e tij ishte 8.1, më e larta tek bergamaskët, duke u lënë pas vetëm nga portieri I Torinos, Milinkoviç-Saviç, që bëri disa pritje shpëtuese.

Ky ishte goli I parë I Gjimshitit në Serinë A pas rreth dy vitesh e gjysmë, ndërsa në total ka 5 rrjeta dhe 9 asistë në elitën e futbollit italian.

Këtë sezon, kishte realizuar më parë në Ligën e Kampionëvë në ndeshjen në grup ndaj Shahtarit të Donjeckut.

Në moshën 31-vjeçare, shqiptari nga Lugina e Preshevës, po tregon se mbetet lojtar I denjë I elitës italiane, ku ka luajtur 237 ndeshje.

Në një karrierë tashmë të gjatë, të nisur që në 2009, ai ka luajtur gati 600 ndeshje për ekipet e klubeve dhe kombëtaren shqiptare, ka realizuar plot 23 gola dhe ka shërbyer 14 asiste.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!