Benzema te Juventus? Agjenti i sulmuesit francez përmend një tjetër klub

schedule19:42 - 27 Shkurt, 2020

schedule 19:42 - 27 Shkurt, 2020

Karim Benzema rinovoi kontratën me Real Madrid dhe do të vazhdojë të luajë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2022. Mediat flasin për një interesim të Juventusit, që dëshiron të bashkojë dyshen Ronaldo-Benzema.

Agjenti i sulmuesit francez, Karim Djaziri thekson për RMC Sport se e ardhmja e 32-vjeçarit mund të mos jetë Serie A por Franca. Benzema u rrit te Lyon dhe nuk e ka harruar kurrë skuadrën franceze.

Benzema ka rinovuar deri në vitin 2022 me Real Madrid, kjo është zyrtare. E ardhmja? Nuk e dime se çfarë do të ndodhë nesër, të shohim. Një gjë është e sigurt, Karim e ka mbajtur gjithmonë në zemër Lyon, edhe pse luan me Realin. Është ndër të vetmit lojtarë që ka luajtur vetëm me dy klube, atë që e ka rritur dhe Real Madrid“, deklaron agjenti i sulmuesit. /abcnews.al

 

Benzema, kur ishte pjesë e Lyon