“Benzema më ka vënë në vështirësi”, Koulibaly: Sarri trajner i çmendur pas taktikës

schedule17:30 - 14 Maj, 2022

schedule 17:30 - 14 Maj, 2022

Kalido koulibaly është një nga shtyllat e mbrojtjes së Napolit së bashku me shqiptarin, Amir Rrahmanin.

Seleganezi në një intërvistë për “Once Mondial” ka treguar se cili është lojtari i tij i preferuar, sulmuesi që e vënë në vështirësi, teksa nuk nguroi ta quante trajnerin Mauricio Sarrin si të çmendur pas taktikës.

“Lojtari im i preferuar? Më pëlqen Sadio Mane, sepse jemi bashkë në kombëtare dhe sepse e takoj të gjitha ditët. Është një lojtar i madh. Shpresoj që një ditë të fitojë “Topin e Artë”, por me Benzemanë në skenë, nuk mund të thuash asgjë më tepër.

E them prej një kohe shumë të gjatë, është një nga lojtarët dhe sulmuesit më të mirë në botë. Është sulmuesi me të cilin kam hasur më shumë vështirësi për t’u përballur sepse është shumë inteligjent. Akoma e ndjek atë”.

SARRI- “Kam pasur shumë trajnerë atipikë, kanë qenë trajner të mëdhenj, por më i çmenduri prej tyre ka qenë Maurizio Sarri. Ishte shumë i apasionuar pas taktikës.

Por gjëja më e çmendur prej tij ka qenë kur erdhi në jetë djali im dhe gruaja ime ishte gati për të lindur. Sarri më tha se nuk kisha të drejtë të shkoja te gruaja ime për lindjen e tim biri”. /f.a/abcnews.al