Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bën mbi 50 lloje paninesh, kush është mjeshtri nga Kavaja që po korr sukses në Itali

schedule09:14 - 1 Qershor, 2022

schedule 09:14 - 1 Qershor, 2022

Armando Hysenaj është djali nga Kavaja që gatuan mbi 50 lloje paninesh. Ai jeton në Bari dhe atje ka hapur biznesin e tij, ku ka korrur shumë sukses.

Në një lidhje me Skype, Armando zbuloi disa detaje nga puna e tij, përmes të cilës është bërë i famshëm edhe në TikToka, ku numëron miliona klikime.

“Në 2012 kam filluar që kam hapur biznesin tim, deri në 2011 kam punuar për xhaxhain tim. Jam në Bari, në hyrje, nga ana e austostradës, përpara se të hysh te rruga e portit.



Është biznesi im dhe kam tre punëtor dhe mes tyre kam një kushërirë. Paninet janë profesion, ndërsa gatimi është hobi. Bëjnë piadina, tip sufllaqesh, krepa dhe makarona.

Unë filloj në pesë të mbasditesh punën dhe mbaroj në pesë të mëngjesit, ndonjëherë edhe në 6. Ja vlen si sakrificë. Sot jam pa gjumë fare”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!