Bellerin tregon arsyen e largimit nga Arsenali

schedule10:43 - 12 Shtator, 2021

schedule 10:43 - 12 Shtator, 2021

Hector Bellerin u huazua te Betis në ditët e fundit të merkatos së verës.

Spanjolli ka folur për ndeshjen e ardhshme të Betis që klubi spanjoll do të nisin kampanjën e Evropa Ligës ndaj skuadrës skoceze, Celtic,  në grupin G.

Bellerin tha: “Të luash kundër Celtic do të jetë e veçantë sepse ata janë një klub kaq i madh me një histori të madhe.

“Celtic do të jetë një rival i fortë, por unë jam optimist. Në Betis, ne jemi të detyruar të marrim tre pikët.

“Nëse ne mund të dominojmë topin kundër tyre, ne mund të marrim fitoren që na nevojitet. Unë jam larguar nga Arsenali për të fituar gjëra me Real Betis. Unë nuk jam këtu për pushime”, ka përfunduar 26-vjeçari. /abcnews.al/