Bellerin kërkon largimin nga Arsenal, dy klube e presin me krahë hapur

schedule22:35 - 23 Shkurt, 2021

schedule 22:35 - 23 Shkurt, 2021

Mbrojtësi i Arsenal, Hector Bellerin, ka kërkuar largimin nga “Topçinjtë” e Londrës. Gjermani dëshiron një aventurë të re pas 10 sezoneve në Premier League dhe sipas raportimit të “Le10Sport” janë dy klube në garë për shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për PSG-në dhe Barcelonën. Kampionët e Ligue 1 kërkojnë të përforcojnë krahun e tyre të djathtë të mbrojtjes, edhe pse tashmë kanë një lojtar si Alessandro Florenzi. Ky i fundit nuk po i bind plotësisht drejtuesit, prandaj ata po e mendojnë seriozisht transferimin e Bellerin.

Ndërsa katalanasit kërkojnë gjithashtu një zëvendësues për Sergino Dest, i cili ka qenë një titullar fiks këtë sezon. Hector është në kontratë deri në vitin 2023 me anglezët dhe vlera e kartonit të tij arrin 28 milionë euro. /abcnews.al