Belgjika regjistron rreth 12,500 raste të reja me COVID-19

schedule15:19 - 26 Tetor, 2020

schedule 15:19 - 26 Tetor, 2020

Belgjika ka regjistruar rreth 12,500 raste të reja me COVID-19.

Autoritetet bëjnë me dije se me të prekurit nga virusi janë të moshuarit.

Ndërkohë situata në spitalet e Belgjikës paraqitet e vështirë, çdo ditë mesatarisht shtrohen 467 pacientë, ndërsa aktualisht janë rreth 5,000 persona që po marrin trajnim, ku më shumë se 750 prej tyre janë në kujdes intensiv.

“Ajo çfarë ne do të bëjmë në dy javët e ardhshme, do të jetë vendimtare. Nëse shifrat nuk ndryshojnë, me shumë mundësi do të arrijmë 2,000 pacientë në kujdes intensiv brenda dy javësh”,  tha Yves Van Laethem, zëdhënës i qendrës së krizës Covid-19 në Belgjikë.

/abcnews.al/