Bektashizmi dhe pavarësia, konferencë jubilare për 110-vjetorin e shtetit të pavarur

schedule16:00 - 23 Nëntor, 2022

schedule 16:00 - 23 Nëntor, 2022

Përpjekja e Klerikevë Bektashianë për Pavarësinë e Shqipërisë u vu në qendër të konferencës jubilare  për 110 vite shtet i pavarur. Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj, u bën thirrje të rinjve që të mos largohen nga Shqipëria.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi nënvizon kontributin e bektashinjëve për hapjen e shkollave shqipe dhe  pavarësinë e vendit.

Në konferencën “Bektashizmi dhe Pavaresia” në selinë e Kryegjyshatës Botërore morën pjesë përfaqësues të Komuniteteve Fetare të Shqiperisë, studiues dhe besimtarë.

Pjesëmarrësit u njohën me figurat e shquara nëpërmjet një ekspozite me dokumente dhe artefakte. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!