Befason trajneri legjendar: Klopp duhet të ishte larguar nga Liverpool 2 vjet më parë

schedule19:46 - 16 Shtator, 2022

schedule 19:46 - 16 Shtator, 2022

Trajneri i famshëm italian, Fabio Capello, beson se Jurgen Klopp duhej të largohej nga Liverpool dy vite më parë.

Capello, i cili drejtoi Milan-in legjendar në fillim të viteve 1990 për pesë vjet në të kaluarën, është i bindur se pesë vjet është koha maksimale e stërvitjes për të qenë në krye të një ekipi, shkruan abcnews.al.

“Ata folën për krizën e vitit të shtatë në krye të Liverpool-it. Me gjithë imagjinatën e tij është gjithnjë e më e vështirë për të të dalë me diçka të re. Unë e kam kaluar këtë, pesë vjet, dhe kjo është e mjaftueshme. Pas kësaj duhet të largohesh, dëshira, forca, motivimi zhduket, bëhet e vështirë”, citon ITASportPress Capello. /abcnews.al/

Capello praises Juventus, but he insists they cannot win the Scudetto  -Juvefc.com