Befasojnë shkencëtarët, zbulojnë ushqimin e fundit të dinozaurit 110 milion vjeçar

schedule11:34 - 4 Qershor, 2020

schedule 11:34 - 4 Qershor, 2020

Në një fosil 110 milion vjeçar të gjetur nëntë vitë më parë në një minierë të hapur në Alberta, janë zbuluar detaje të reja lidhur me zakonet dietike të dinozaurëve dhe mjediset në të cilat jetonin ata.

Që prej vitit 2017, fosili ndodhej i ekspozuar në Muzeun e Paleontologjisë, por zbulimi për atë që ndodhej në brendinë e tij u bë pas 6 vitesh punë.

Për të analizuar përmbajtjen e stomakut të fosilizuar, studiuesit morën disa seksione të holla të prera nga ekzemplari, të cilat më pas u vëzhguan në një mikroskop, ku studiuesit dokumentuan praninë e gjetheve dhe bimëve, kryesisht të fierit.

Kjo gjetje është jashtëzakonisht e rrallë, ky është stomaku i një dinozauri i ruajtur më mirë se në çdo vend tjetër të botës”, tha Jim Basinger, një tjetër bashkautor i studimit dhe gjeolog.

 

Studiuesit gjithashtu dokumentuan praninë e gastriliteve, të njohura si gurë gizari si dhe gjurmë të qymyrgurit. Zbulimi për dietën vegjetariane të dinozaurit, të njohur si Borealopelta, u publikua në revistën “Royal Society Open Science”. /abcnews.al

1-nodosaur

Duke futur disa fragmente të përmbajtjes së zorrëve në rrëshirë, shkencëtarët ishin në gjendje t'i fusnin mjaft hollë për të ...