Befasia e madhe: Albi Doka me ekip të ri, firmos në Kroaci

schedule08:05 - 23 Maj, 2020

schedule 08:05 - 23 Maj, 2020

Albi Doka nuk rinovon me Tiranën. Mbrojtësi ishte në bisedime për të nënshkruar një kontratë të re, por dëshira për të luajtur jashtë vendit ka qenë gjithë kohën e më madhe. Me kryeqytetasit që po shkojnë drejt titullit kampion, Doka ma menduar të ikë me kokën lart.

Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, Doka tashmë e ka gjetur edhe ekipin e ri, madje edhe ka nënshkruar. HNK Gorica e kishte ndjekur prej kohësh dhe tanimë mbrojtësi ka nënshkruar për dy vite. Me këtë lëvizje ai i shtohet kolonisë së shqiptarëve në Kroaci.

Nuk dihet nëse Tirana do të përfitojë diçka nga kjo lëvizje. Doka mbush 23 vjeç më 26 qershor, çka heq mundësinë bardhebluve për të përfituar taksën e formimit. Në të shkuarën për mbrojtësin ofertat kanë qenë disa, por te Tirana kishin kërkesa të larta dhe i riu mbetu në kryeqytet. /abcnews.al