BE: Vendimi i Rusisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Bullgarinë, i pajustifikuar

schedule11:40 - 1 Korrik, 2022

schedule 11:40 - 1 Korrik, 2022

Bashkimi Europian tha se kërcënimi i Rusisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Bullgarinë në përgjigje të vendimit të saj për të dëbuar 70 diplomatë rusë është i pajustifikuar, shkruan The Guardian.

BE tha se veprimi i Bullgarisë ishte “plotësisht në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, pasi diplomatët e ambasadës ruse po vepronin në kundërshtim me traktatet ndërkombëtare.

“Bashkimi Europian është në mbështetje dhe solidaritet të plotë me Bullgarinë në këto rrethana dhe do ta ndjekë këtë çështje nga afër”, thuhet në një deklaratë të BE-së.

Kryeministri në largim i Bullgarisë të enjten i bëri thirrje tashmë Rusisë të tërheqë ultimatumin e saj diplomatik, i cili përfshinte kërcënimin për mbylljen e ambasadës ruse në vendin ballkanik.

/abcnews.al