BE në Tiranë sqaron akuzat e arkeologut Neritan Ceka për projektin 6 milion euro në Bylis

schedule14:48 - 2 Mars, 2020

schedule 14:48 - 2 Mars, 2020

Në studion e emisionit “Abc e mëngjesit” pak ditë më parë arkeologu Neritan Ceka ngriti shqetësimin se nuk ka tranparencë rreth projektit të BE në Bylis, ku do të investohen rreth 6 milion euro.

Sipas Cekës, përmes po tentohet që këtë projekt ta përfitojë një fondacion në Itali, pjesë e politikës së majtë, të cilët sipas tij, nuk kanë johuritë e duhura në fushën e arkeologjisë. Ceka tha se në korrespodencën që ka patur me ambasadorin e BE në Tiranë, Luixhi Sorekën, është përdorur gjuha e ashpër, pasi kreu i zyrës së Delegacionit Europian në vendin tonë, e ka akuzuar se po politizon çështjen.

Ndërkohë, e kontaktuar nga Abc News, zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë ka sqaruar këtë çështje si më poshtë:

Përgjigje nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në vijim të interesit të televizionit ABC News

  1. Zona arkeologjike e Bylisit është pjesë e projektit të financuar nga BE-ja“Zhvillimi ekonomik vendor i drejtuar nga turizmi me fokus te trashëgimia kulturore” në kuadër të Marrëveshjes së Financimit për Instrumentin e Para-Anëtarësimit të nënshkruar nga Qeveria e Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian. Aty deklarohet se ky projekt do të zbatohej nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Nëse negociatat me BERZH-in nuk do të ishin të suksesshme, thuhet në Marrëveshjen e Financimit, BE-ja mund të zgjedhë një partner tjetër zbatues midis organizatave që janë certifikuar në ekuivalencë me rregullat dhe procedurat e BE-së (“pillar-assessed” organisations).
  2. Organizatat e vlerësuara si më sipër janë organizata ndërkombëtare ose të vendeve anëtare të BE-së, rregullat e të cilave në lidhje me procedurat e prokurimit, kontabilitetin, sistemet e kontrollit të brendshëm, auditimin e pavarur, etj., janë vlerësuar nga BE-ja dhe janë certifikuar si ekuivalente me rregullat dhe procedurat e BE-së. BE-ja mund t’u besojë këtyre organizatave zbatimin e projekteve të financuara nga BE-ja, në emër të BE-së.
  3. Në rastin specifik të projektit tëBylisit, pasi negociatat me BERZH-in nuk qenë të suksesshme, BE-ja vendosi të hapë një procedurë konkurrimi për të zgjedhur një partner tjetër zbatues që do të zgjidhej midis organizatave të vlerësuara si më sipër, me të njëjtat kritere të parashikuara në Marrëveshjen e Financimit (ekspertizë teknike, kapacitete logjistike dhe menaxhuese të njësisë, përvojë në sektorët e turizmit dhe zhvillimit vendor në Shqipëri, etj.)
  4. Është e rëndësishme të theksohet se procedurat e BE-së janë krijuar me qëllim që të sigurojnë gjithnjë një konkurrencë të ndershme, transparente, të hapur dhe trajtim të barabartë të konkurrentëve të mundshëm. Në bazë të këtyre parimeve, një individ apo një kompani që ka marrë pjesë në hartimin e kushteve të referencës për një tender, nuk ka të drejtë të bëjë ofertë në tenderin përkatës. BE-ja nuk mund të zgjedhë individë apo kompani bazuar në kontakte personale apo në famëne tyre.
  5. Për më tepër, për të siguruar respektimin e parimeve të BE-së në procesin e tenderimit, kriteret për përzgjedhjen e kompanive, partnerëve zbatues dhe ekspertëve, janë të paracaktuara në rregullat e prokurimit të BE-së dhe duhet të zbatohen në çdo kohë. Në fund, opsioni më i mirë në dispozicion zgjidhet sipas parimit të vlerës më të mirë për paratë.
  6. Kushtet e kontratave ndërmjet BE-së dhe kontraktuesve dhe partnerëve zbatues përfshijnë respektimin e të gjitha ligjeve shqiptare në fuqi nga kontraktori, përfshirë ato që rregullojnë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat e autorit.
  7. Pas nënshkrimit të një kontrate apo marrëveshje partneriteti, dhe vetëm atëherë, është praktika që të ngrihet një komitet drejtues i projektit, me të gjitha institucionet kryesore kompetente dhe relevante shqiptare si anëtare, në mënyrë që të monitorojë dhe udhëheqë zbatimin e projektit.
  8. Partneriteti dhe përgjegjësia e institucioneve kompetente shqiptare është një nga parimet kryesore që drejton bashkëpunimin teknik dhe financiar të BE-së me Shqipërinë. Projektet hartohen dhe zbatohen në partneritet të plotë me autoritetet shqiptare në çdo kohë. Institucionet kompetente përkatëse shqiptare propozojnë dhe nisin projekte, janë partnere të plota në të gjitha fazat e përgatitjes dhe hartimit të projektit, si dhe miratojnë të gjithë hapat kryesorë, përfshirë rezultatet dhe arritjet përfundimtare të projektit.

Çfarë deklaroi Neritan Ceka: