Nje pasdite dramatike Ajo e kesaj gë marteje në zonën 3 njohur si farmacia nr 10 në kryeqytet. , 4 ore lufte intensive me flaket bene te mundur lokalizimin dhe venien nën kontroll, por tragjedia qe pason prej dëmeve kolasale në pallat prapa meje eshte tejet e madhem
Flaket e para nisen rreth ores 17, nga kati i pare i pallatit, ne nje biznes ‘Big Market’. Dhe vetëm në pak minuta, zjarri përfshiu të gjithe godinën 12 katëshe Por mes kaosit dhe frikes, u dallua heroizmi i njerezve me uniforme.
Dhjetëra banorë u evakuuan, ndërsa pati edhe persona të lënduar, por, fatmirësisht asnjë humbje jete.
Deri më tani raportohet për të paktën 11 persona te cilet u derguan ne spital per te marre ndihmen e pare. Mes tyre 4 ishin punonjës zjarrëfikës, te cilët u asfiksuan ne perpjekje per te shpetuar banoret e pallatit, te cileve u rrezikohej jeta.
Të lënduarit u paraqitën në urgjencën e qsut dhe shërbimin e djegie-plastikës, me probleme me frymëmarrjen, ndërsa një e moshuar dhe punonjës zjarrëfikës kishin edhe plagë diegie.
Për shuarjen e flakëve masive qe perfshine pallatin 12- katesh, u angazhuan 2 Helikopterë Kugar, te cilet hodhen ujë nga ajri.
Mbi 10 zjarrfikëse, ambulance, si dhe dhjetra efektivë te policise dhe nga ushtria, emergjencat civile, si dhe forcat e FNSH.
Sipas autoriteteve zjarri nisi te perhapej shpejt nga kati I pare e ne lartesi te nderteses, i favorizuar nga materiali i jashtëm I fasades.
Ndërsa dëmet janë kolosale, kreu i policise se shtetit tha se ka nisur hetimi per ngjarjen.
Per te pare gjendjen e te lenduarve nga zjarri, ne spital shkoi edhe ministri i Brendshem, Besfort Lamallari, I cili ishte edhe I pranishem gjate operacionit per shuarjen e flakeve dhe evakuimit te banoreve.


