BE na hoqi nga lista e vendeve të sigurta, të vaksinuarit përjashtohen nga kufizimet?

schedule19:21 - 9 Shtator, 2021

schedule 19:21 - 9 Shtator, 2021

Këshilli i Bashkimit Europian aprovoi rekomandimin, për të hequr Shqipërinë dhe pesë shtete të tjera nga lista e vendeve që konsiderohen të sigurta për shkak të situatës epidemiologjike të COVID-19, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa kufizime drejt Bashkimit Europian. Rekomandimi u aprovua në bazë të vlerësimit të kritereve kyçe të situatës epidemiologjike.

Kriteret kryesore kanë të bëjnë me jo më shumë se 75 të infektuar për 100 mijë banorë në dy javët e fundit, si edhe menaxhimi i përgjithshëm i situatës së koronavirusi, ku përfshihet numri i vaksinimeve dhe testimeve në vend, si dhe numri i shtrimeve në spitale për shkak të COVID-19 dhe vdekjeve nga koronavirus. Analiza e të gjitha këtyre faktorëve ka bërë që Shqipëria të hiqet nga lista e vendeve të sigurta për COVID-19.

Nê bazë të këtij rekomandimi qytetarët shqiptarë do ju nënshtrohen sërish kufizimeve duke filluar nga data 9 shtator, me një përjashtim për personat e vaksinuar plotësisht. Rekomandimi u krijon mundësinë shteteve anëtare të Bashkimit Europian që të vazhdojnë heqjen e kufizimeve për qytetarët shqiptarë që janë tërësisht të vaksinuar (kanë marrë të gjitha dozat) me vaksina të njohura nga “EMA”, si“Pfizer”, “Astrazeneca”, “Moderna”.

Rrjedhimisht, shtetet anëtare të Bashkimit Europian mund të vendosin të respektojnë këtë përjashtim për personat tërësisht të vaksinuar, ose të tregohen më të shtrënguar. Secili nga 27 shtetet anëtare mund të vendosë të lejojë qytetarët shqiptarët që janë vaksinuar tërësisht të udhëtojnë sërish pa kufizime drejt vendeve të BE-së siç kanë udhëtuar që prej 18 qershorit. Në këtë rast, qytetarët shqiptarë mund tê udhëtojnë me certifikatën e vaksinimit.

Duke nisur nga java e ardhshme secili nga 27 shtetet anëtare aprovon qëndrimin e tij nëse do të lejojë personat e vaksinuar plotësisht apo nëse do ta shtrëngojë qasjen ndaj udhëtimeve jo-thelbësore. Ndaqj, duhet parê për secilin shtet se si do të veprojë lidhur me pêrjashtimin Pêr personat e vaksinuar” sqaroi gazetarja e “ABC” në Bruksel, Erisa Zykaj.

Vendimi i Këshillit të BE-së erdhi pas rritjes së fortë të rasteve me infeksion në Shqipëri në javët e fundit, por edhe fataliteteve dhe shtrimeve në spitale./Abcnews.al