NATO do ndërtojë një bazë ajrore në Shqipëri, më e madhja në Ballkanin Perëndimor. Këtë vendim të Këshillit të NATO-s, ka ndarë kryeministri Edi Rama, me qyetarët përmes rrjetit social Facebook. Baza do ndërtohet në Kuçovë, e vetëm faza e parë e investimit të NATO-s, është mbi 50 milionë euro.
Projekti që nis brenda vitit, pritet ta kthejë Kuçovën, në bazë mbështetëse për Aleancën e Atlantikut të veriut për furnizim ajror, mbështetje logjistike, policimin ajror si dhe trajnime apo stërvitje të Aleancës, shkruan kryeministri. Kjo bazë do të shërbejë edhe për Forcën Ajrore Shqiptare, duke sjellë standard të ri, për forcat tona të armatosura.
Shefi i qeverisë bën të ditur se po zhvillohen diskutime direkte me Shtetet e Bashkuara, për moderziminin e mëtejshëm të kapaciteteve ajrore në Shqipëri, vendime të cilat pritet t’i drejtohen Kongresit amerikan për miratim./abcnews.al