Investimi në Bazën e Kuçovës tregon rëndësinë që vendi ynë ka në Ballkanin Perëndimor. Kështu është shprehur gjenerali Ylli Pulaj, komandat i Forcës Ajrore Shqiptare, i ftuar në emisionin “Ballkan” nga Linda Karadaku.
“Tregon aftësinë tonë për të marrë më shumë përgjegjësi si vend anëtar i kësaj aleance me të drejta të plota, në rast nevoje nga kjo aleancë.”
Gjenerali tregoi se investimi është i NATO-s, por edhe ministria Mbrojtjes do të investojë në perimetrin e sigurisë, infrastrukturën e brendshme, rrjetin hidrik, etj. Sipas tij, janë marrë masat që baza të jetë me standartet e një baze të NATO-s.
“Në këtë prizëm, ka dalë një VKM për shpronësimin e banorëve që preken nga zgjerimi i perimetrit të kësaj baze. Do të pësojë edhe modrenizim, kulla, pista. Niveli i investimit që NATO ka përcaktuar është 50 milionë euro.”
Por cilat janë përfitimet që zona e Kuçovës do të ketë nga investimi në këtë bazë?
“Në aspektin e ngushtë, të zhvillimit të zonës, do të ketë ndikim pozitiv në fushën sociale dhe e ekonomike. Do të përfitojnë banorët e zonës, qoftë për t’u punësuar, personel civil. Nga të gjitha pikëpamejt ka vetëm gjëra pozitive zhvillimi i kësaj baze.”
Sipas gjeneralit Pulaj, NATO e vlerëson Shqipërinë si një vend stabël, të sigurt ku mund të besohet zhvillimi i një baze të tillë, një vend që eksporton siguri dhe paqe në rajon. /abcnews.al/