PAMJET/ Baza ajrore e Kuçovës i kalon NATO-s, nisin punimet, Peleshi: Sot vendosim gurin e themelit

schedule11:30 - 20 Janar, 2022

schedule 11:30 - 20 Janar, 2022

Ditën e sotme ka nisur puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore në Kuçovë. Ajo do të kthehet në një bazë ajrore të NATO-s. Për kryeministrin Edi Rama kjo është një mundësi e shkëlqyer për forcat tona të armatosura në ngritjen e kapaciteteve kombëtare dhe modernizimin e forcave ajrore.

“Shndërrimi i bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s një mundësi e shkëlqyer për forcat tona të armatosura në ngritjen e kapaciteteve kombëtare dhe modernizimin e forcave ajrore”, shkruan Rama.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha gjatë fjalës së tij përzgjedhja e Shqipërisë është një mundësi për të marrë më shumë përgjegjësi ndërsa theksoi se nuk do ishin këtu pa ndihmën e aleatëve.

“Sot shndërrojmë ceremoninë e punimeve. Dua të falënderoj kryeministrin për vëmendjen për këtë projekt. Jemi gati të vendosim gurin e themelit për fillimin e punimeve. Nuk do ishim këtu pa ndihmën e aleatëve tonë.

Ky projekt mori jetë tre vite më parë kur morën zyrtarisht lajmin për këtë projekt. Përzgjedhja e Shqipërisë është një mundësi për të marrë më shumë përgjegjësi. Ky zhvillim vjen në një periudhë të trazuar në kufijtë lindor të aleancës”, tha Peleshi. /abcnews.al