Nuk kënaqen dot me kaq, por nuk kanë se ç’bëjnë.
Tifozët dhe futbollistët e Bajernit duhet të ngushëllohen me fitoren e titullit në Bundesligë, i cili tashmë duket I sigurt.
Fitorja 4-0 në Haidenhajm ishte një lloj feste e vogël pas eliminimit të hidhur nga Championsi.
Harri Kejn shënoi golin e parë, dhe shpejt pas tij Konrad Lajmer e Kingsli Koman, ndërsa në pjesën e dytë realizoi Xhoshua Kimih.
Diferenca nga Leverkuseni është e madhe, kur mbeten edhe 4 javë kampionat.
Kënaqësi për Harri Kejnin që theu rekordin që dukej I paarritshëm të Erling Halandit, pasi tani ka 60 gola në 60 ndeshje, kurse norvegjezi arriti 60 gola në 65 sfida.
Pavarësisht fitores, polemikat nuk përfundojnë lehtë në Bavari.
Sipas mediave pranë klubit dhe tifozëve, ende ka kritika të brendshme, ka pakënaqësi për ylli vendas, Xhoshua Kimih, që vlerësohet që luajti tepër dobët ndaj Interit në Champions.
Bajerni kryeson Bundesligën me 72 pikë, I shkëputur nga kampionia në fuqi, Leverkusen.