Bayern i prerë për Lewandowskin: Nuk është në shitje

schedule21:15 - 24 Prill, 2022

schedule 21:15 - 24 Prill, 2022

Bayern Munich nuk do të shesë Robert Lewandowskin këtë verë, një nga lojtarët e kërkuar nga Barça për të forcuar sulmin sezonin e ardhshëm.

Kështu ka deklaruar të paktën drejtori sportiv i klubit bavarez, Hasan Salihamidzic, i cili ka mohuar një shitje të mundshme të sulmuesit polak, kontrata e të cilit përfundon pas një viti.

“Po, ai ka kontratë deri në vitin 2023”, u përgjigj ai për “Sky90’”.

Gjithashtu i pyetur nëse do të mendonin për një ofertë prej 40 deri në 50 milionë euro nga Barça, Salihamidzic u tregua gjithashtu i prerë në përgjigjen e tij, teksa qartësisht u shpreh se: “Jo, ai ka një kontratë me ne dhe ne duam që ai të vazhdojë, ai është sulmuesi më i mirë në botë. Ai vlerësohet shumë dhe tifozët duan që Leva të vazhdojë me Bayern”. /f.a/abcnews.al