Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern, fitore si e Pirros/ Sukses 4-3 me përmbysje në Bundesliga, Mainz kapitullon

schedule12:55 - 26 Prill, 2026

schedule 12:55 - 26 Prill, 2026

Që nuk rreshtin së fituari, këtë e dimë. Gjithsesi, Bajerni ishte shumë pranë dështimit këtë herë në Bundesligë, një dështim që nuk do t’i prishte aspak punë për kampionatin të cilin e ka fituar, por thjesht për të mos arritur rekordet.

Kampionia e Gjermanisë, që e siguroi titullin javën e kaluar, luajti me të rinjtë ndeshjen në fushën e Maincit, pasi trajneri Vinsent Kompani vendosi të ruante titullarët për ndeshjen e Championsit ndaj Paris SG.

Në formacion ishin të tillë si Urbig, Ito, Laimer, Sapoko-Ndiaje, Gerrero dhe Xhekson. Papritur Mainci vendas arriti në avantazhin 3-0 në pjesën e parë falë golave nga Kor, Nebel dhe Beker.



Nëse nuk do të ishte fjala për Bundesligën, shumëkush do të mendonte se kjo ishte një ndeshje e manipuluar. Tekniku bavarez u detyrua të ndryshonte pas pushimit pasi eksperimenti I tij me të rinjtë dështoi.

Në fushë u hodhën yjet Harri Kejn, Musiala, Olise apo Tah. Përmbysja nisi shpejt dhe u arrit shtatë minuta para fundit.

Autorë të golave ishin Nikolas Xhekson, Olise, Musiala dhe pikërisht Kejn. Kapiteni I Anglisë ka më shumë gola se të gjithë në 5 ligat kryesore të Europës, 32.

Bajerni që ka thyer rekordin e golave në kampionat, pritet të barazojë rekordin e pikëve, 91, vendosur në 2013 nga skuadra e madhe bavareze e trajnerit Jup Hajnkes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!