Kurti “harron” bashkimin/ Shefi i qeverisë: Zgjedhjet i fitova për të përmirësuar ekonominë

schedule12:17 - 30 Gusht, 2023

schedule 12:17 - 30 Gusht, 2023

“A e përkrah Albin Kurti bashkimin Kosovë-Serbi?” . Kjo pyetje duket që ka vënë në vështirësi kreun e qeverisë së Kosovës, i cili gjatë një intervistë që dha për gazetën greke “ To vima”, tentoi ta shmangte.

Ai në mënyre të përsëritur tha se  marrëdhëniet mes dy vendeve janë të “shkëlqyera”, mirëpo duke nënvizuar se janë dy vende të ndryshme.

“Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon dhe ne jemi të fokusuar që të mbrojmë vendin tonë, integritetin territorial dhe sovranitetin e tij, por e përsëris se kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë, edhe pse jemi një komb, jemi dy shtete të ndryshme.”

Kurti u pyet edhe për vizitën e tij në Tetovë së fundmi, ku u shpalos flamuri “Autochthonous” nga turma. Kreu i qeverisë së Kosovës sqaroi se ky flamur paraqet zonat ku shqiptarët janë autoktonë në Ballkan.

“Më ftuan dy kryetarë komunash, nga Shkupi dhe Tetova. Në dy fjalimet e mia në këto dy qytete nuk ka asgjë që mund të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe. Një nga mijëra të mbledhur kishte një flamur me një hartë që tregonte se në cilat zona janë autoktonë shqiptarët në Ballkan. Vizita ime dhe dy fjalimet nuk mund të karakterizohen me flamur.”

Kryeministri i Kosovës u ndal edhe të marrëdheniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i cilësoi si aleatët më të fortë. Megjithatë Kurti nënvizoi se për sa i përket politikave të brendshme, ata kanë qëndrime të ndryshme.

“Ne jemi plotësisht dakord me SHBA-në dhe BE-në për sa i përket vlerave dhe synimeve. Por në politikën e brendshme të Kosovës ndonjëherë kemi dallime në strategji dhe taktika.” 

Në lidhje me tensionet dhe përplasjet në katër komunat e veriut të Kosovës me shumicë serbe, Kurti tha: Askush nuk u vra – ndoshta ishim edhe pak me fat. Siç tha Shekspiri, “gjithçka është mirë në fund”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!