Bashkia e Shkodrës raporton për zonat e përmbytura

schedule10:32 - 9 Mars, 2018

schedule 10:32 - 9 Mars, 2018

Bashkia e Shkodrës njofton se pas inspektimeve në terren në Njësitë Administrative të përmbytura fatkeqësisht, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë vetëm në përkeqësim të vazhdueshëm dhe sipërfaqja totale ka arritur në 2285 Ha.

795 ha tokë e përmbytur është në Njësinë Administrative të Dajçit: Aty jane  dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe tjera.

Vetëm në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 26 familje. Niveli iI ujit ka pësuar rritje përsëri dhe ka tendencë rritjeje. Gjithashtu nga prurjet janë të izoluara edhe 4 shtëpi në fshatin Mushan.

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi. Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të precipitojë vetëm negativisht. Nuk mund të kalohet as me makinë ushtrie por vetëm me varka, thuhet ne njoftimin e Bashkisë së Shkodrës. Në këtë zonë janë përmbytur  1200 ha tokë janë të përmbytura dhe janë dëmtuar 890 ha me kultura të ndryshme bujqësore dhe frutore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!