James Holder, bashkëthemelues i markës së njohur të modës “Superdry” është shpallur fajtor për përdhunim, pas një gjyqi pesë-ditor, në Gloucester Crown Court.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive gjatë procesit gjyqësor, i cili ka tërhequr vëmendje të madhe publike për shkak të profilit të lartë të të pandehurit.
Gjykatësi David Chinjay refuzoi kërkesën e Holder për t’u liruar me kusht, duke argumentuar se pasuria e tij e konsiderueshme financiare e rrit rrezikun që ai të tentojë të largohet nga vendi për t’iu shmangur drejtësisë.
Holder gjithashtu pritet të qëndrojë në paraburgim deri në shpalljen e dënimit, ndërsa autoritetet vijojnë procedurat ligjore për çështjen.
/abcnews.al/


