Bashkia e Tiranës kërkon të blejë apartamentet ku kanë jetuar shkrimtarët Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli me qëllim kthimin e tyre në muze. Bashkëshortja e Dritëro Agollit Sadije Agolli e ka kundërshtuar këtë vendim. Ajo i tha ABC Neës se e ka të vështirë të ndahet nga shtëpia ku ka kujtimet e jetës së saj. “Nuk e di a do mundem. Kam një jetë këtu dhe nuk e nëse kam fuqi të iki prej saj” u shpreh bashkëshortja e shkrimtarit. Të dy apartamentet e Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë, gjenden në të njëjtin pallat, pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit./abcnews.al
Bashkëshortja e Agollit kundër Bashkisë për ta kthyer shtëpinë në muze
schedule15:36 - 26 Janar, 2018
schedule 15:36 - 26 Janar, 2018