“Bashkë për të parandaluar COVID-19”, pas 8 javësh në terapi intensive Indriti fiton betejën

schedule13:19 - 20 Shtator, 2020

schedule 13:19 - 20 Shtator, 2020

Pas 8 javësh në terapi intensive, Indriti ia ka dalë të fitojë betejën me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin social “Facebbok” ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën.

“Të kontribuojmë të gjithë për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm”, shprehet Manastirliu.

Statusi: 

Pas 8 javësh në terapi intensive në spitalin COVID2, në gjendje shumë të vështirë, Indriti ia ka dalë ta mundë#COVID-19, falë punës së palodhur të stafit mjekësor dhe kthehet i shëruar në shtëpi

Mos e ulni vigjilencën

Distancë Maskë Higjienë

#Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë. Të kontribuojmë të gjithë për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm

/abcnews.al/