“Bashkë kundër ekstremizmit të dhunshëm”, Rama: Toleranca fetare, thesar

schedule20:25 - 4 Qershor, 2018

schedule 20:25 - 4 Qershor, 2018

Për herë të parë në Tiranë u zhvillua konferenca kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vlerësoi tolerancën fetare si thesar për vendin tonë, ndërsa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se terroristët kanë financuar persona të caktuar për të përhapur idetë e tyre në Kosovë dhe Shqipëri.

Terroristët kanë financuar njerëz brenda rrjeteve islamike në Shqipëri dhe Kosovë për t’i përdorur për qëllimet e tyre.

Deklarata vjen nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën “Sëbashku kundër ekstremizmit të dhunshëm” qe me inciative të Mbretit të Jordanisë, Abdullah, u mbajt për herë të parë në Tiranë.

Shefi i qeverisë së Kosovës tregoi mënyrat përmes të cilave persona të tillë përhapin idetë e tyre në shoqëri.

Ramush Haradinaj: “Terroristët përdorin rrjetet të ndryshme bamirësi, fetare. Fatkeqësisht ne kemi pasur dobësi në shoqëri, papunësi të lartë, korrupsion që është përdorur në mënyrë sistematike nga teroristët”.

Situatën në Kosovë, kryeministri Haradinaj e përcolli përmes shifrave.

Ramush Haradinaj: “Në Siri ka akoma 59 kosovarë. ”

Sa i përket Shqipërisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se ka një thesar të vërtetë që është toleranca fetare.

Edi Rama: “Jemi të vetëdijshëm që ky është një thesar që duhet ta mbrojmë, por në të njëjtën kohë edhe të trajtojmë nevojën që kemi me brezat e ardhshëm që ata të jenë të ndërgjegjshëm për thesarin që kemi”.

Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht Shqipëria duhet të mbështeten nga vendet e Bashkimit Europian dhe egoizmi i disa prej tyre duhet të kapërcehet apeloi kryeministri i Bullgarisë.

Ndërsa sipas Princit të Jordanisë, i cili mori pjesë në bisedimet kundër terrorizmit në emër të Mbretit Abdullah, problemet duhet të zgjidhen me bashkëpunim. Mbreti Abdullah kishte parashikuar të vinte në Tiranë, por zhvillimet në vendin e tij detyruan të ndryshonte planet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!