Basha takohet me Mogherini-n në Rinas

schedule13:54 - 18 Prill, 2018

schedule 13:54 - 18 Prill, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar në Rinas me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini.

Mogherini zhvilloi këtë të mërkurë disa takime me krerët e shtetit. Ajo u takua në mëngjes me Presidentin Meta në presidencë, për t’i lënë radhën më pas një takimi në kryeministri me Edi Ramën, ku u mbajt dhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Ndërkohë, nuk mungoi dhe një takim i saj me opozitën në zyrat e delegacionit të BE-së në Tiranë. Në këtë takim ishin të pranishëm Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Monika Kryemadhi, ndërsa mungonte kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Ai gjendej për një vizitë në Berlin të Gjermanisë. Gjithashtu zyra e shtypit e Partisë Demokratike ka lajmëruar më parë se pas kthimit në Shqipëri, kreu i PD-s do të mbajë një konferencë me median./abcnews.al