Basha: Shembën Teatrin që të grabisin pronën publike e për të shtuar borxhin e shqiptarëve

schedule16:24 - 28 Maj, 2020

schedule 16:24 - 28 Maj, 2020

Ndërsa po i afrohet fundit të qeverisjes, Rama ka hequr dorë nga fasada. Kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

Basha shkruan se qeveria Rama shkatërroi “Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore.” Kjo sipas tij, “për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.”

Duke e quajtur kryeministrin “i babëzituri” kryedemokrati shton se ai nuk do t’ia dijë për 120 mijë të papunë, për bizneset që po falimentojnë përditë dhe për mijëra familje në nevojë.

Postimi i plotë:

Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.

I babëzituri nuk do t’ja dijë për mbi 120 mijë të papunë, pë bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN. /abcnews.al/