Basha: S’do të ketë me pakt me Ramën, as marreveshje për reformën

schedule15:57 - 31 Gusht, 2018

schedule 15:57 - 31 Gusht, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të ketë më pakt për bashkëqeverisje me kryeministrin Edi Rama. Në konferencën për shtyp me gazetarët ai hodhi poshtë zërat për një marrëveshje për Reformën Zgjedhore dhe paralajmëroi se aksioni politik i opozitës do të nisë që në fillim të shtatorit.

Nuk do të ketë më shtrëngime duarsh me socialistët. Koha e pakteve ka përfunduar për kryetarin e Partisë Demokratike . Qëllimi i vetëm i Lulzim Bashës është t’i japë fund lidhjes së qeverisë me krimin.

“Nuk do të ketë pakt tjetër politik Basha-Rama. Nuk do të ketë as bashkëqeverisje me PD-PS. Synimi i PD dhe i imi është t’i japim fund një qeverie të lidhur me krimin, sepse pa i dhënë zgjidhje politike këtij problemi gjithçka që ka ndodhur këto 6 javë e këto vit e këto 5 vite do ndodhë edhe më keq në muajt  e ardhshëm dhe Shqipëria nuk e mban dot”.

As zgjedhje normale nuk do të ketë paralajmëroi kryetari i opozitës duke hedhur poshtë pretendimet se është arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore me Partinë Socialiste.

“Dua ta them qartë dhe shkoqur atë që ka thënë edhe kryetari i komisionit Oerd Bylykbashi. Nuk do ketë asnjë pakt me PS për reformën zgjedhore, pa i dhënë zgjidhje situatës katastrofike ku ndodhet vendi”.

E njëjta përgjigje refuzuese nuk vlen për partitinë tjetër në opozitë, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Unë e lexova deklaratën e Kryemadhit, ku shprehet se nuk është sekret që opozita do dalë e bashkuar në zgjedhjet lokale, ky është një vullnet i LSI, por edhe i imi dhe aleatëve që opzoita do jetë e bahskuar me të gjitha sfidat, por jo vetëm ne e faktorët politikë, por ne synojmë që ky të jetë një bashkim i gjithë shqiptarëve, jo vetëm i faktorëve politikë”.

Nuk pranoi të zbërthejë teknikat opozitare që do të ndiqen në sesionin e ri parlamentar. Por njoftoi se shtator opozita ka gati skenarin e aksionit politik. Në listë është edhe refuzimi i prerë për votimin e ligjit për teatrin.

“Pa një pa dy të tërheqë ligjin Fusha, mos t’i shkojë në mendje ta sjellë në seancë, sepse do përballet me pasojat më të paparashikueshme, sepse ajo është vija e kuqe dhe këtu opozita nuk dikton më se me çfarë mjetesh e marrin në dorë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!