Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha-Rama vijojnë debatin në distancë

schedule15:25 - 21 Tetor, 2019

schedule 15:25 - 21 Tetor, 2019

Pas deklaratave publike të të dyve ditën e sotme, edhe Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha edhe kryeministrit Edi Rama, ka vijuar debati në distancë. Basha përmes një postimi në rrjetet sociale i është drejtuar kryeministrit Rama, se ka dështuar dhe se Europa e ka refuzuar. Gjithashtu Basha shkruan se ka ardhur koha që Rama të pranojë përgjegjësitë dhe dështimet.

“Kujt do t’ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë?Për ekonominë e shkatërruar?Kujt do t’ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua.Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë.

Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar“, shkruan Basha.



Më herët Rama ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare ku citonte Donal Tusk.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!