Basha: Rama më 30 qershor do të përdorë kriminelët për të krijuar përplasje civile

schedule21:30 - 26 Qershor, 2019

schedule 21:30 - 26 Qershor, 2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e së mërkurës se skenari i vërtetë i Edi Ramës nuk është të bëjë zgjedhje më 30 qershor, por ta përdor këtë ditë për përlasje civile.

Sipas Bashës, në të gjitha qytetet kryesore të vendit, figurat kryesore të krimit do të përdoren më 30 qershor për të detyruar qytetarët të dalin në votime.

Të gjithë kriminelët e përgjimeve të Bild janë prapë duke bërë të njëjtën gjë, duke kërcënuar dhe blerë vota. Tashmë është e qartë ajo që kemi paralajmëruar: skenari i vërtetë i Edi Ramës nuk është të bëjë zgjedhje me 30 qershor, por ta përdorë 30 qershorin për përplasje civile. Dhuna është shpëtimi i tij për të mos dalë para drejtësisë për bashkëpunimin me krimin dhe grabitjen e vendit. Ndaj, ai ka një skenar kriminal që 30 qershori të kthehet në përplasje civile dhe në një ditë të dhunshme. Në të gjitha qytetet kryesore të vendit, Edi Rama po përdor kriminelë dhe të forte për të detyruar qytetarët të dalin në votime. Figurat e krimit do të përdoren si ushtri private mercenare më 30 qershor për të detyruar njerëzit të votojnë nën presion. Ata do të përdoren për të krijuar përplasje me qytetarët. Ata do të përdoren për të bërë dhunë kundër qytetarëve. Ky është një skenar i rrezikshëm, që do të dështojë. Ne do t’i bëjmë qëndresë dhunës së Edi Ramës. Do të bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë. Edi Rama po dhunon lirinë dhe të drejtat e njerëzve. Edi Rama po përdor sërish krimin ndaj njerëzve. Dhe njerëzit kanë të drejtë të mbrohen“, deklaroi Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!