Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një reagim në rrjetin social në “Twitter” shprehet se kryeministri Rama gënjen si asnjë kryeminsitër tjetër në botë. Për liderin e opozitës kryeministri ka dështuar dhe se me veprimet e tij po rrënon ekonominë dhe po shton çdo ditë papunësinë.
Basha thekson se shqiptarët janë braktisur nga Rama, që nuk iu ka dhënë ndihmën që u takon.
Më tej Basha është shprehur: Asnjë kryeministër tjetër në botë nuk gënjen si Rama që mos u japë njerëzve paratë. Asnjë kryeministër në botë nuk ka infektuar 2 bashki dhe refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive. Unë kam zgjedhur që të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk të mund të merrni ndihmën që ju takon.
a