Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar sërish në rrjetin social “Facebook”, me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.
Nëpërmjet një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” Basha gjatë një takimi me qytetarët thotë se Rama, qeverisja dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës janë gati të sakrifikojnë shqiptarët për xhepat e tyre.
“Kur është e nevojshme për të ndihmuar njerëzit, ju braktisin dhe ndodh si në Thumanë. Vdiqën 26 qytetarë sepse i lanë të futen në 2 pallate që ishin të pabanueshme. Ne s’do t’i lëmë t’u grabisin pronat qytetarëve”, shkruan Basha.
/abcnews.al/


