Basha: Protesta paqësore, jo spektakël, por madhështore

schedule13:29 - 26 Janar, 2018

schedule 13:29 - 26 Janar, 2018

Drejtuesit e partive opozitare ftuan shqiptarët të marrin pjesë në protestën e nesërme kundër qeverisë. Pas një takimi me aleatët në selinë blu, Lulzim Basha tha se protesta do të jetë paqësore dhe madhështore.

Nëse një vit më parë protesta e thirrur nga Partia Demokratike do të shpallte një vendim të madh, sot mesazhi i protestës së 27 Janarit duket i qartë.

Në përfundim të takimit në selinë blu me aleatët parlamentarë, kreu i opozitës Lulzim Basha identifikoi edhe lëndën shtytëse të protestës.

“Sot ka një marrëdhënie të re mes pushtetit dhe qytetarëve. Në përditësim të lajmeve nga të gjitha anët flasin për pjesmarrje gjigande në protestën e nesërme. Nesër në sheshin e protestës do derdhen mijëra qindra demokrat e socialist për t’u bashkuar në një protestë qytetare dhe popullore që shpall këtë raport të ri mes qytetarëve dhe pushtetarëve”.

Raport ky që vjen si pasojë e përballjes së qytetarëve me dy standardet e kësaj qeverie, njërës që mbron kriminelët me pushtet politik dhe asaj që shqiptarët e pamundur i burgos nga pamundësia.

“Mos rrini në shtëpi duke mallkuar e mos rrini gojëkyçur e të tërhequr ndaj padrejtësive. Balanca është zhvendosur në krahun e të mirës. Seicili me hallin dhe padrejtësinë e vet të bahskohemi për domosdoshmërinë për ndryshim. Një qeveri antimafia që t’i jap shqiptarëve …. Të çliruar nga krimi”.

Për skenarët e mundshëm të protestës dhe pritshmërive për dhunë Lulzim Basha vuri barrierën politike dhe familjare.

“Unë do jem me familjen time, nuk është luftë as spektakël, mesazhi: shumica e shqiptarëve nuk e pranojnë më, banditët e kanë vendin në burg. Çdo info apo fake neës për skenarë të ndryshëm nga protesta demokratike shpreh panikun e interesave të kriminelëve dhe është panik i justifikuar”.

Protesta e së shtunës që do të nisë në mesditë pritet të zgjasë rreth katër orë. Burime pranë selisë blu flasin për pankarta që tregojnë shefin e ekzekutivit pas hekurave të burgut, simbol i thirrjes se: kriminelët e kanë vendin në burg.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!