Basha-policëve: Hiqni kapelet dhe arrestoni hajdutët në parlament

schedule17:21 - 26 Shkurt, 2019

schedule 17:21 - 26 Shkurt, 2019

Gjatë fjalimit të mbajtur përpara parlamentit këtë të martë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bëri thirrje policëve që të heqin kapelet dhe të arrestojnë deputetët në Parlament.

Sipas tij, populli ka nisur betejën për fatin europian të vendit.

“E kemi nisur betejën për fatin europian të vendit, për votën e lirë dhe drejtësinë e pakapur. Të ushtojë papushim zëri juaj derisa të kthehet në ligjin e paabrogueshëm të Shqipërisë, ku sovrani është populli dhe jo kriminelët e ulur në Parlament.

Ky është një bashkim që do çlirojë udhëtimin europian të Shqipërisë, do çlirojë dhe socialistët e ndershëm nga banda kriminale e Edi Ramës. Ju qëndroni mes hajdutëve dhe kriminelëve në atë godinë dhe popullit të vjedhur dhe të dënuar, bëni detyrën, hiqni kapelat dhe arrestoni hajdutët që janë në Parlament. Bëni detyrën tuaj, para Kushtetutës dhe ligjit, arrestojini përpara se t’i arrestojë populli i bashkuar. Asnjë fassadë nuk pi më ujë. Kupa është mbushur”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!