Basha: Nuk do të lejojmë prishjen e teatrit

schedule13:03 - 7 Prill, 2018

schedule 13:03 - 7 Prill, 2018

Partia Demokratike është shprehur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Pas një takimi që kryetari Lulzim Basha zhvilloi me një grup artistësh i siguroi ata se do t’u qëndrojnë në krah dhe do të bëjnë gjithçka për ta kundërshtuar këtë projekt, të cilin ai e cilësoi korruptiv.

“Dua ta bëj të qartë qëndrimin sot për çdo artist shqiptar, për çdo artdasësh shqiptar dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Partia Demokratike do të qendrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe u bën thirrje të gjithë artdashësve t’u bashkohen protestës së tyre legjitime”, u shpreh Basha.

Më tej kryetari i opozitës tha se “ajo që Edi Rama po bën është e kundraligjshme, është korruptive, është kriminale. Ajo që po bëjnë artistët është e drejtë, jo vetëm me teatrin por për kujtesën kombëtare, historike të qytetit. Për të sotmen dhe të nesërmen e qytetit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!