Pas Shkodrës dhe Elbasanit, takimin e rradhës opozita e bashkuar e zhvilloi në Durrës nga ku kthimin në seanca plenare kreu i opozitës e refuzoi si fallsitet ndërsa aksionin e njoftoi në përshkallëzim.
Lulzim Basha: “Nuk ka për të pasur kthim në një fasadë-normalitet. As ndryshim të kursit që opozita vendosi javën e kaluar me propozimet tona kushtetuese. Ka për të patur një intesifikim të veprimit tonë”.
Brenda 24 orësh nis edhe publikimi i fakteve, theksoi Basha, të cilat zbardhin arsyen jo vetëm të mos mbajtjes së premtimit të parë të qeverisë Rama 1 për mbylljen e lojrave të fatit, por shtimin dhe mbështetjen e tyre për qëllime kriminale.
“Nga nesër fakte tronditëse se si Edi Rama dhe Fatmir Xhafa kanë ndihmuar me politikë bandat e krimit të organizuar për të shtënë në dorë lojrat e fatit dhe për ti përdorur për pastrimin e parave të pista”.
“Gënjeshtra të prera trashë” i quan sulmet që mazhoranca artikulon për Vettingun në politikë.
“Sot prokuroria mund ti hetojë familjarët e politikanëve, s’ka asnjë pengesë. SPAK nuk është për familjen e politikanëve, është për politikanët. Olsin dhe tahirin i heton dot edi rama? Vetting i politikanëve ska asnjë pengesë me reformën në drejtësi”.
Thirrjen ua drejtoi të gjithë atyre që preken të parët nga çfarë i konsideron vendime korruptive kriminale. Nga të përndjekurit politikë dhe ndryshimi i ligjit për dëmshpërblimin e tyre, deri tek qytetarët e Kukësit dhe këdo që tarifën në Rrugën e Kombit e konsideron të padrejtë. Atë politike ia artikuloi PDIU-së të cilën e mirëpret në bisedë me devizën “për çlirimin e vendit nga bashkëqeverisja me krimin”./abcnews.al