Basha në Vorë: Do ulim çmimin e naftës me 300 lekë

schedule18:38 - 6 Shkurt, 2019

schedule 18:38 - 6 Shkurt, 2019

Turi i takimeve me qytetarë i kryetarit të PD ka vijuar me Vorën. Lulzim Basha ka dëgjuar për vështirësitë e tyre e i ka ftuar të bashkohen më 16 Shkurt, për të ndryshuar këtë realitet.

Qytetarët e Vorës iu ankuan kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për vështirësitë ekonomike që po kalojnë. Për të rimëkëmbur ekonominë shefi i opozitës iu tregoi se ka një plan.

“Përveç atij për biznesin familjar, biznesin e vogël, nën 140 mln lekë do i heqim nga skema e TVSH, taksa totale do të jetë do jete 0.5% e xhiros  Hapi i parë do ulim çmimn  naftës me 300 lekë, do heqim taksën Rama. Do ulim çmimin e energjisë të paktën 20%. Biznesi vogël, nën 140 mln lekë do i heqim nga skema e TVSH, taksa do të jetë 0.5% e xhiros”.

Zgjidhjet janë tha Basha, por platforma nuk mund të vihet në zbatim, pasi sipas tij procesi politik është bllokuar.

“Patë te Zëri i Amerikës se çfarë ndodh me votën e shqiptarëve dhe ajo maja e ajsbergut është. Vetëm në një çështje që janë janë zbuluar disa minuta përgjim në 4 qarqe ka dalë që është vjedh vota. Imagjnoni se çfarë ndodh me gjithë Shqipërinë. Na thanë miratoni kodin, ua them se po të zbatohet ky kod elektoral sot Dako, Tahiri, Balla Gjiknuri dhe vetë Rama do të duhet të ishin prapa hekurave”.

Për këtë kryetari i Partisë Demkoratike ftoi qyetarët t’i bashkohen në protestën që opozita do të zhvillojë në Tiranë më 16 shkurt.

“Nuk ka për të patur asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Ai duhet dhe të largohet një orë  e më parë nga karrigia që ka uzurpuar”.

Pas takimit me qytearët në Vorë, Basha mori pjesë në protestën e banorëve të unazës së re në Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!