Basha mohon zërat për përçarje të opozitës

schedule13:00 - 9 Gusht, 2019

schedule 13:00 - 9 Gusht, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se me vendimin për të marrë bashkitë me zgjedhjet e paligjshme të 30 qersshorit po cënon bashkëjetesën politike në vend. Në një komunikim me gazetarët në selinë blu, kryetari i opozitës tha se zgjidhja e krizës politike mund të vij vetëm përmes dialogut, duke theksuar se është kryeministri Rama ai që ka refuzuar edhe ndërmjetësim ndërkombëtar. Në muajin shtator kryedemokrati ka paralajmëruar paraqitjen e disa nismave ligjore, ndërkohë që në Prokurori do të paditet edhe arkitekti danez i projektit të Teatrit Kombëtar.

Dyer të bashkive të thyera dhe marrje me forcë e pushtetit vendor për Lulzim Bashën do të thtoë hedhje në erë e çdo shtylle të mbetur të bashkëjetesës politike në vend. Kreu i demokratëve i kujton kryeministrit Rama se e vetmja rrugë për të dalë nga kriza është dialogu. Ne te kundert Basha paralajmëroi se skenat e hyrjes së militantëve të PS me dhunë në dytë e bashkive mund të përsëriten me qytetarë që mësyjnë në institucione.

Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët Lulzim Basha u shpreh i qetë në pozitat e kreut të opozitës kur hodhi poshtë zërat për një përçarje me aleatët për zgjedhjet e 13 tetorit. Por, pavarësisht kësaj u zotua se vendimin për të mos hyrë me Edi Ramën kryeministër në zgjedhje nuk do ta shkele.

Apelin e Presidentit Meta për të hyrë në zgjedhje, Basha e konsideroi tentative të vlefshme për zgjidhjen e krizës, njësoj si përpjekjet e ndërkombëtarëve për të organizuar një tryezë dialogu. Por edhe në këtë rast gishti i akuzës u drejtua nga Edi Rama.

Shtatori do të nise me nisma ligjore që kanë për synim forcimin e legjislacionit për këdo që vjedh fonde publike. Në këtë aksion, sipas kryedemokratit, nuk do të kursehen as të huajt qofshin ata hartues projektesh apo përfitues të drejtpërdrejtë nga paratë e buxhetit të shtetit.

Basha tha se përmes planit “Ndiq Paranë”, PD ka si synim që kur të vije në pushtet t’i kthej shqiptarëve çdo para të marrë nga funksionarët aktualë të Partisë Socialiste apo edhe ish-drejtues të korruptuar të  Partisë Demokratike./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!