Basha mbledh kryesinë, burimet: Ikja e Ramës, emergjencë kombëtare

schedule16:05 - 10 Mars, 2019

schedule 16:05 - 10 Mars, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë në orën 15.00. Burime nga selia blu bëjnë të ditur, se kryetari demokrat ka diskutuar mbi organizimin e protestave gjatë javës dhe atë të 16 marsit që do të zhvilloihet në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës e ka cilësuar emergjencë kombëtare largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai ka paralajmëruar se nuk të ketë asnjë minutë qetësi për kreun e qeverisë. Në vend mungon normaliteti- ka thënë kryetari i Partisë Demokratike sipas të cilit nuk duhet pranuar një qeveri e lidhur me krimin e një parlament me monoparti. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!