Basha: Hetim për përfshirjen e kriminelëve në zgjedhje, Dako: Lulzim ti s’ke vota

schedule15:02 - 26 Tetor, 2018

schedule 15:02 - 26 Tetor, 2018

Pas deklaratave të një dite më parë në një studio televizive nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Kreu i selisë blu ka theksuar se tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Sipas Bashës duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Më tej në mesazhin e tij Lulzim Basha deklaron se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur.

“Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një.”

Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti përfundon mesazhin e tij kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke sjellë reagimin e menjëhershëm të të akuzuarit drejtpërdrejt prej tij, vangjush Dako. Edhe ky i fundit përmes rrejtit social facebook ka akuzuar kryedemokratin për shpifje.

“Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh, ty nuk të beson askush”.

Do të shihemi në gjyq bashkë – përfundon Dako në postimin e tij në facebook. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!