Basha: Hap i panegociueshëm largimi i Ramës

schedule12:15 - 23 Prill, 2019

schedule 12:15 - 23 Prill, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me koalicionin opozitar  për zgjedhjet e ardhshme, tha se kjo do t’i japë Shqipërisë të ardhmen evropiane që meriton. Sipas tij angazhimi i parë i koalicionit evropian është dhënia fund e krimit elektoral.

‘Kjo fillon duke i dhënë fund krimit elektoral dhe angazhimi i parë i koalicionit opozitar të kthejë vendimmarrjen në duart e shqiptarëve, kurrë më nuk do kthhen zgjedhje falco, qeveri falco që grabisin paratë e shqiptarëve .

Do angazhohemi përmes aksionit që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme.

Nuk do ketë zgjedhje farsës në Shqipëri pa u ndëshkuarr krimi elektoral dhe pa u vënë para përgjegjësisë Vangjush Dako e Damian Gjiknuri”.

Basha theksoi se ky nuk është thjesht një pakt i opozitës, por një mision kombëtar për t’i dhënë fund tranzicionit.

“Pakti, marrëveshja opozitare nuk është thjesht konfirmim i mazhorancës së re morale e politike, nuk qëndron vetëm përgjegjësia e fitores së zgjedhjeve, por një mison kombëtar për t’i dhënë fund tranzicionit për të diktuar standardin evropian dhe shtetin e së drejtës dhe në funksion të kësaj akti i parë do ejtë formësimi in platfrmës për zgjedhje të lira, të ndershme reformimi i sistemit politik dhe ndarja e krizës politike, jo për të pasuruar një grusht oligarkësh, por për të sjellë punësim, siguri për shqiptarët”.

Hap i panegociueshëm për kreun opozitar mbetet largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore.

“Hap i panegociueshëm mbetet largimi i shkaktarit të kësaj gjendje, shkaktari i krimit elektoral me qeveri, shëndetësi, arsim falco, largimi i Ramës dhe një qeveri tranzitore që përmes masave të zbatojë ligjin aktual për zgjedhje të lira, të ndershme ku të fitojë sovrani”. /abcnews.al