Basha falenderon pjesëmarrësit në proteste: Beteja vazhdon

schedule13:18 - 28 Janar, 2018

schedule 13:18 - 28 Janar, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet i kënaqur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në protestën e 27 Janarit, pjesë e së cilës ishin edhe votuesit socialistë tha ai një ditë më pas. Për kreun demokrat kjo do të thotë se opozita do ta vazhdojë betejën për realizimin e shpresës për që pa tek protestuesit.

Lulzim Basha: “Ne do ta vazhdojmë këtë luftë, ditë për ditë, në të gjitha format dhe mënyrat në çdo hapësirë institucionale, në rrugë dhe në sheshe bashkë me qytetarët për të arritur fitoren e kësaj kauze pa të cilën nuk mund të ketë të ardhme. Pa të cilën nuk mund të ketë Shqipëri europiane. Jemi të vendosur, jemi të qartë dhe të inkurajuar nga mesazhi I shpresës që dhanë dje shqiptarët”.
Shqipëria mund dhe do të bëhet tha kryetari i demokratëve. Garancinë ia dha ai vetë shqiptarëve.

Lulzim Basha: “Kjo është shtysa e jashtëzakonshme që merr opozita dhe marrin shqiptarët për të vazhduar angazhimin tonë deri në realizimin e këtij qëllimi afatshkurtër politik që është një qeveri antimafia që do t’I hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme përmes një reforme dhe natyrisht zbatimit të Reformës në Drejtësi”.

Protesta e 27 Janarit është vetëm fitorja e një beteje për Lulzim Bashën por edhe një ogur i mirë për luftën e përditshme të opozitës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!