Basha: E paimagjinueshme se propozimin e serbëve do e dëgjoja nga Rama e Thaçi

schedule10:00 - 18 Maj, 2019

schedule 10:00 - 18 Maj, 2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Londër, zhvilloi të premten një takim edhe me komunitetin shqiptar që jeton prej vitesh atje. Basha ka përsëritur qëndrimin e palëkundur të opozitës së bashkuar se zgjedhje më 30 qershor me Ramën kryeministër, nuk do të ketë.

 

Për herë të parë Basha ka rrëfyer, se kur ishte ministër i jashtëm i është propozuar nga serbët ndryshimi i kufijve.

Kanë ardhur, në atë kohë,  autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informuar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin.”

Kreu i PD tha se nuk e kishte menduar kurrë që një propozim të serbëve ta dëgjonte nga goja e lidershipit në Shqipëri e Kosovë.

Kurrë nuk ma kishte marrë mendja se idetë që do të dëgjoja nga goja e Vuk Jeremiçit dhe Ivica Daçiç, do t’i dëgjoja më vonë si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hadhim Thaçit. Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë!”, ka thënë Basha./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!