Basha: 22 Marsi, dita për të mposhtur diktaturën e krimit

schedule15:00 - 22 Mars, 2018

schedule 15:00 - 22 Mars, 2018

Kreu i opozitës Lulzim Basha pasi i uroi bektashinjve dhe gjithë shqiptarëve festën e Sulltan Novruzit, foli edhe për 22 Marsin e vitit 1992, ditën kur Partia Demokratike fitoi pushtetin për herë të parë. 26 vjet më vonë 22 Marsi mbetet dita për thirrjen e një zgjimi të ri të vullnetit të shqiptarëve, tha Lulzim Basha.

Lulzim Basha: “Është po kështu 22 marsi historik, dita ku 26 vite më parë më 22 mars 1992, shqiptarët u bashkuan dhe mposhtën errësirën dhe tiraninë 45 vjeçare. Mposhtën diktaturën e së keqes, diktaturën më çnjerëzore që varfëroi, shtypi dhe shkatërroi jetët e miliona shqiptarëve. Është dita e triumfit të madh, të bashkimit të vullnetit të shqiptarëve, por është po kështu një thirrje për një bashkim dhe një zgjim tjetër të madh vullnetesh të shqiptarëve për të mposhtur diktaurën e krimit, për të marrë në dorë fatin tonë dhe për ta çuar Shqipërinë drejt destinacionit të saj hyjnor, mision kombëtar i Partisë Demokratike dhe Shqipërisë së lirisë, së dinjitetit, të punës dhe të demokracisë europiane”./abcnews.al