Bartomeu: Lautaro? Kemi marrë një vendim të përbashkët me Interin

schedule12:58 - 2 Gusht, 2020

schedule 12:58 - 2 Gusht, 2020

Lautaro Martinez nuk do të transferohet te Barcelona. Për momentin, pasi së ardhmes nuk i dihet kurrë. Presidenti i klubit spanjoll, Josep Maria Bartomeu është ndalur te sulmuesi argjentinas në një prononcim për katalanasen Sport.

22-vjeçari është prej kohësh objektivi i madh për repartin e sulmit, por zikaltrit duan shumë miliona për ta lënë të lirë. Në këtë kohë krize është e vështirë të shpenzosh shumë dhe klubet kanë marrë një vendim të përbashkët.

Kemi biseduar javët e fundit me Interin në lidhje me Lautaro Martinez, por negociatat janë ndërprerë me marrëveshje të ndërsjelltë mes dy klubeve. Situata aktuale nuk parashikon transferime me shifra të mëdha financiare“, thekson presidenti i Barcelonës. /abcnews.al